Një buallicë, një kafshë mitike e cila për aftësitë e saj mbahej në të gjitha familjet e myzeqesë u shndërrua në një vepër arti e derdhur në bronz, e quajtur “Djali mbi buallicë”,  nga skulptori i njohur Maksim Bushi. Kjo skulpturë ishte simbolika e qytetit. Të gjithëve na ka rënë rasti të linim një takim ose ta pinim një kafe nga Bullica duke e kthyer atë në një pikë orientimi.

Skulptura “Djali mbi buallicë” është pronë e bashkisë së Lushnjës dhe ajo ka ndërruar disa herë vendqendrimin e saj. Sot skulptura është pozicionuar në parkun e qytetit, ku është bërë pjesë e bisedave të pensionistëve, lojrave të fëmijëve, pjesë e jetës së qytetit siç ka qënë prej më shumë se 30 vitesh. Të gjithë jemi të kënaqur kur e shohim, por pislliku që e rrethon është shumë shqetësues. Duket si e lënë në harresë në mes të gjolit të pistë të mbushur me mbeturina të hedhura nga kalimtarët që nuk kanë respekt për kulturën dhe pastërtinë e qytetit. Por mbi të gjitha e harruar nga bashkia që është përgjegjëse kryesore për kujdesin e veprave të artit dhe qytetit.

Vepra e bukur e artit me të cilën krenoheshim, sot është katandisur në gjendje të mjerë.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”ANJmRdFTwVU”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds