Safet Bajri është arrestuar ditën e sotme me urdhër të SPAK, teksa mësohet se është caktuar masë sigurie për Asmer Bilalin edhe Behar Bajrin.

Por si u arrestua Safet Bajri në vitin 2018 dhe çfarë dënimi dhanë togat e zeza për të?

Safet Bajri u arrestua në vitin 2018 në kuadër të operacionit “Oazi”. Ky operacion që çoi në arrestimin e 11 të fortëve, anëtarë të bandës kriminale “Bajri” në Shkodër. Grupi kriminal “Bajri” u akuzua për prostitucion, trukime ndeshjesh, vrasje, gjobvënie, trafik droge dhe pastrim parash. 

Gjykata belge e kishte dënuar me 9 vite burg. 3 vite burg Bajri i shleu në Bruksel dhe pjesën tjetër në qelitë e 302-shit në burgun e Reçit. Ekstradimi i Bajrit drejt Belgjikës nuk u bë i mundur për shkak se dy vendet nuk kishin një marrëveshje për këtë çështje. Gjithsesi dy shtetet njohin dënimet e dhëna në vendet reciproke dhe për këtë arsye Bajri e vuajti dënimin e tij në Shqipëri.

Dënimi:

Në dhjetor të vitit 2020 Gjykata e Shkodrës ka dhënë dënimet për 5 nga anëtarët e grupit “Bajri”. Togat e zeza shfrynë asokohe mega-operacionin e shumëtrumpetuar të Policisë së Shtetit për një nga grupet më famëkeqe në vend. Forca e Ligjit u zbut gjatë shkallëve dhe ‘ping-pongut’ të dosjes së grupit nëpër Prokuroritë dhe Gjykatat e vendit, për të sjellë asgjë tjetër veçse rrëzimin e akuzës për grup të strukturuar kriminal. Gjithashtu në atë kohë, për të bërë edhe më të lehtë lirimin e tyre, avokatët e të prangosurve, Arbër Hoxha dhe Sokol Tahiraj, kërkuan edhe gjykim të shkurtuar, kërkesë që sjell automatikisht uljen e 1/3 e dënimit. 

EMRAT DHE DËNIMET:

1. Safet Bajri dënohet përfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.

2. Ilir Bajri, u shpall fajtor për armëmbajtje, përfundimisht me 1 vit e 8 muaj burg.

3. Astmer Bilali dënohet me 3 vite burg.

4. Ismet Idrizi, edhe ky fajtor për armëmbajtje pa leje, dënohet me 2 vite e 6 muaj burgim.

5. Emrah Plaku, fajtor për armëmbajtje pa leje, dënohet me 2 vite burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds