Numri i pasagjerëve ajrorë në mbarë botën ka vijuar rritjen gjatë vitit 2025, duke arritur rreth 9.8 miliardë udhëtime, sipas të dhënave paraprake të Airports Council International. Kjo shënon një rritje prej 3.6% krahasuar me vitin 2024 dhe 7.3% më shumë se para pandemisë së COVID-19.

Në krye të renditjes globale mbetet Hartsfield–Jackson Atlanta International Airport, i cili ka regjistruar 106.3 milionë pasagjerë në vitin 2025, duke ruajtur pozicionin si aeroporti më i ngarkuar në botë.

10 aeroportet më me shumë fluks në botë për 2025

Hartsfield-Jackson Atlanta (ATL): 106.3 milionë pasagjerë; -1.6% nga 2024
Dubai (DBX): 95.2 milionë; +3.1%
Tokyo Haneda (HND): 91.7 milionë; +6.7%
Dallas Fort Worth (DFW): 85.7 milionë; -2.5%
Shanghai Pudong (PVG): 85 milionë; +10.7%
Chicago O’Hare (ORD): 84.8 milionë; +6%
London Heathrow (LHR): 84.5 milionë; +0.7%
Istanbul (IST): 84.4 milionë; +5.5%
Guangzhou Baiyun (CAN): 83.6 milionë; +9.5%
Denver International (DEN): 82.4 milionë; +0.1%

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds