MAQEDONIA E VERIUT- Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti i rëndë i ndodhur gjatë natës  në unazën e qytetit në Shkup, mes mbikalimit të Vizbegovës dhe nyjës së Mirkovcit.

Të paktën katër persona humbën jetën, pasi një automjet tip BMW u përplas me një kamion dhe më pas u përfshi nga flakët.

Raportohet se drejtuesi i kamionit 76-vjeçari ka humbur kontrollin e kamionit dhe ka thyer gardhin mbrojtës duke hyrë në korsinë e kundërt. Më pas është përplas kokë më kokë me mjetin tip “BMW” që drejtohej nga 51-vjeçari nga Shkupi.

Ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen e katër personave.

Në vendngjarje kanë humbur jetën drejtuesi i veturës R.V. (51), si dhe bashkëudhëtarët A.V. (20) dhe P.M. (20) nga Shkupi. Viktimë ka mbetur edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është konfirmuar.

Ndërsa shoferi i kamionit është arrestuar dhe ndodhet në stacion policor, ndërsa institucionet kompetente po vazhdojnë hetimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds