Identifikohen personat që gjenden ende nën rrënoja në godinën që u rrëzua një ditë më parë në lagjen Plakes të Athinës, pas një shpërthimi.
Sipas informacioneve ekskluzive viktimat janë shqiptaro amerikanë të cilët gjendeshin në Athinë për turizëm.
tre shqiptarët që humbën jetën janë, Florin Hoxha dhe Florida Hoxha (motër e vëlla), si dhe Eris Cani (bashkëshortja e Florin Hoxhës). Ndërsa tre viktimat e tjera janë Ian Alexander Kirpatrick (bashkëshorti i Florida Hoxhës) dhe Edmond Hings e Athina Papapresku, pronarët e ndërtesës.
Deri tani janë gjetur dy trupa, ndërkohë autoritetet thonë se s’ka asnjë të mbijetuar.
