Një gjykatë federale e apelit la në fuqi vendimin e një jurie që detyron presidentin amerikan Donald Trump të paguajë 83.3 milionë dollar për dëmtimin e reputacionit të shkrimtares E. Jean Carroll në vitin 2019, kur ai mohoi pretendimin e saj për përdhunim.

Gjykata e Apelit e Qarkut të 2-të të SHBA-së në Manhattan hodhi poshtë argumentin e Trump se vendimi i janarit 2024 duhet të rrëzohet sepse ai meritonte imunitet presidencial. Paneli prej tre gjyqtarësh të apelit e quajti vendimin “të arsyeshëm”, duke u bazuar në provat e paraqitura gjatë gjyqit.

“Gjykata e rrethit nuk ka gabuar në asnjë nga vendimet e kontestuara dhe juria ka vepruar drejt në vendimin për dëmshpërblim, duke pasur parasysh faktet e jashtëzakonshme dhe skandaloze të këtij rasti,” thuhet në vendimin e gjykatës. Trump mohoi të gjitha shkeljet dhe gjatë fushatës i portretizoi betejat e tij në gjykatë si pjesë të një komploti të udhëhequr nga Demokratët për të minuar fushatën e tij të suksesshme në vitin 2024.

Trump po apelon humbje të tjera në gjykatë, përfshirë dënimin e tij penal të majit 2024 për falsifikim të të dhënave për të mbuluar një skandal seksual.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *