Kryeministri Edi Rama deklaroi se motori i ekonomisë janë resortet luksoze, teksa shtoi se situata në vendin tonë po përmirësohet.
“Mali i Zi nuk prodhon raketa, nuk ka një sektor aq të suksesshëm të teknologjisë digjitale… çfarë prodhon Mali i Zi, cili është motori i ekonomisë në Mal Të Zi, turizmi. Kemi qenë mysybet, tani po i afrohemi. Pse pagat dhe pensionet janë më të mira në Mal të Zi? Resortet luksoze, kaq e thjeshtë.
Për sa më takon unë e di shumë mirë që ata që protestojnë janë shqiptarë, unë u përgjigja ndaj atyre që thanë duan dorëheqje pa arsye. Unë e di cilët janë ata, unë e di si funksionojnë, janë pjesë e manipulatorëve. Unë jam pjesë e asaj grupi që nuk kanë lidhje me këtë, që nuk dalin të kërkojnë dorëheqjen.
Sa i përket burgut kjo është një temë që kërkon vetëm një koment nga ana ime. Kohën kur njerëzve u tregohej burgu në rrugë e kemi lënë pas. Kam tërhequr betejën më të rëndësishme, duke i hapur rrugën reformës në drejtësi, duke i dhënë jetë një strukture, në shërbim të drejtësisë. Kjo është prapë pjesë e spekulimeve dhe manipulimeve. Kam parë shumë nga këto, nuk më bëjnë përshtypje, është një film i djegur.
Ata që i shkojnë nga mbrapa honxho ponxhove, janë njësoj si ata që shkojnë tek i njëjti film dhe mezi presin që fundi të jetë ndryshe. Është një film me fund që e kanë parë të gjithë“, tha Rama.
