Kryetari i PS, njëherësh Kryeministrit Edi Rama shoqëruar nga bashkëshortja mbajti fjalimin e fitores për qytetarët shqiptarë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.Fitore historike e cileson kryesocialisti rezultatin e 11 majit. Ne fjalimin falenderues, Rama premton se do shperbleje cdo vote te qytetareve me integrimin e Shqiperise ne BE dhe rritjen ekonomike te vendit. Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës së një kapeleje fake, Shqipëria zgjodhi yjet. Mes ngjitjes së vështirë në majë dhe rënies symbyllur në humnerë, Shqipëria zgjodhi ngjitjen. Mes korit tonë për Europën dhe një grumbulli radiosh të vjetra me ca tikitake rreth e rrotull, Shqipëria zgjodhi korin tonë. Faleminderit Shqipëri! Ai hodhi akuza drejt partise demokratike, ndërsa nje urim e pati dhe per drejtuesit e partive te vogla qe siguruab nje vend ne parlament edhe pse rezultati përfundimtar nuk ka dalë akoma e mbase s’do të mbetet krejt i njëjti, unë dua t’i përgëzoj udhëheqësit e partive të vogla opozitare, të cilët bënë betejat e tyre jo të lehta dhe i mbijetuan presionit jo të vogël të ajrit mes forcave kryesore. Uroj që të mos ecin më tej në gjurmët e opozitës së vjetër e të falimentuar totalisht, po të gjejnë mënyrat e durimin për t’u rritur si alternativa e jo si volume zanore në mexhelisin tonë politik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds