Pas disfatës së pësuar në zgjedhje, Berisha thirri me urgjencë mbrëmjen e të mërkurës drejtuesit politik në qarqe. Kreu demokrat edhe njëherë e hoqi gjistin e përgjegjësisë nga vetja dhe e drejtoi atë drejt kryeministrit Rama për të cilin tha se i grabiti hapur zgjedhjet. Këto banda kanë vepruar në dhjetë qarqe të vendit dhe në mbi 20 bashki me detyrën për të mbështetur dhe sjellë në parlament 30 kandidatë të PS. ‘Ylli’ i kësaj fushate është famozja Sara Mile, e cila arriti në 30 mijë, po tani po i ulin votat sepse bëhet barsoletë botërore se si e panjohura u bë më e votuara në zgjedhjet e narkoshtetit shqiptar. Ai kërkoi të identifikohen të gjitha rastet dhe të denoncohen. Të gjithë ndërhyrjet kriminale në qarqet tuaja, çdo evidentim pasi beteja jonë për mbrojtjen e votës së shqiptarëve është betejë për fatin vendimtar të Shqipërisë dhe demokracisë shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds