Një procedim penal është regjistruar pas ngordhjes së një numri të konsiderueshëm peshqish në rezervuarin e Kasharajt, ku po kryhen punime për rehabilitimin e digës dhe shkarkuesit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. M., 58 vjeç, administrator i firmës për rehabilitimin e digës dhe shkarkuesit të liqenit në fshatin Kasharaj.
Procedimi penal nisi pasi kompania që administron ky shtetas, gjatë punës për rikonstruksion e digës së liqenit, e cila ishte dëmtuar, nuk ka marrë masat e duhura për menaxhimin e ujërave të rezervuarit dhe si pasojë ka ngordhur një numër i konsiderueshëm peshqish.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore” dhe “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”.
