Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, si rezultat i kontrolleve të kryera në lokale, për goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, në fshatin Kolonjë, në lokalin në pronësi të shtetasit A. Sh., kanë konstatuar shtetasin A. D., në celularin e të cilit u gjetën faqe për vendosjen e basteve sportive. Ky celular u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Sh., 56 vjeç, banues në Fier dhe A. D., 38 vjeç, banues në fshatin Ardenicë .

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier referuan matelialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas të mitur, 17 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. V., 22 vjeç, banues në fshatin Dronovicë, pas në automjetin e tij, në pjesën e kroskotit, kishte vendosur fenelina të ngjashme me ato të Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

– E. S., 38 vjeç, banues në fshatin Hekal, pasi dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës, për motive të dobëta, shtetasin L. Sh., 40 vjeç;

– ⁠I. S., 19 vjeç dhe një shtetas i mitur, 17 vjeç, të dy banues në Ballsh, pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur me grushte, shtetasin A. L., 40 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”1BJI3y0zrbs”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds