Drejtoria Vendore e Policisë Fier gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar dhe proceduar disa shtetas për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
-H. R., 41 vjeç, banues në fshatin Zharrnec, Divjakë, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me një mur. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale;
-V. G., 60 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Xh. M., 71 vjeç, banues në fshatin Zharrnec, Divjakë, pasi dyshohet se ka aksidentuar me automjetin që drejtonte, shtetasen Xh. Gj., këmbësore, e cila po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën;
-B. H., 20 vjeç, banues në Ballsh, pasi drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. Q., 20 vjeç, banues në Fier, dhe G. Ç., 37 vjeç, banues në Divjakë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu gjetën sasi të vogla të lëndës së dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. L., 39 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se ka dhënë njoftim të rremë te salla operative.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. P., 57 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme, Divjakë, pasi dyshohet se ka dëmtuar të mbjellat në tokën e një shtetasi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme
