Aeroporti ndërkombëtar i Dubait të mërkurën pas ditësh me reshje të jashtëzakonshme, ndaloi së funksionuari për pak kohë në kaosin e shkaktuar nga shirat e dendur dhe përmbytjet e mëdha. Aeroporti devijoi shumë fluturime në hyrje të martën, pasi shirat e dendur goditën Emiratet e Bashkuara Arabe, duke shkaktuar përmbytje në të gjithë vendin në shkretëtirë. Në orën 19:26 u ndaluan uljet në pistë nga Qendra ajrore dhe më shumë se dy orë më vonë shpalli një “rifillim gradual”.

Dubai, qendra financiare e Lindjes së Mesme, është paralizuar nga shiu i rrëmbyeshëm që shkaktoi përmbytje në të gjithë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrein dhe la 18 të vdekur në Oman të dielën dhe të hënën. Operacionet e aeroportit të Dubait u pezulluan për 25 minuta pasdite përpara se të rifillonin. Imazhet në mediat sociale treguan avionët që lëviznin nëpër pistat e mbuluara nga uji. Edhe rrugët e hyrjes në aeroport ishin përmbytur. Skena të ngjashme u panë në të gjithë Emiratet ndërsa vendi i gjirit, i pasur me naftë, i njohur për klimën e thatë dhe të nxehtin e madh të verës, u përfshi nga stuhia. Shkollat u mbyllën në të gjithë Emiratet dhe qëndruan të mbyllura edhe të mërkurën, kur parashikohen stuhi të tjera. Qeveria e Dubait gjithashtu zgjati punën në distancë për punonjësit e saj deri të mërkurën. Disa zona të brendshme të Emirateve regjistruan më shumë se 80 milimetra shi gjatë 24 orëve deri në 8:00 të mëngjesit, duke iu afruar mesatares vjetore prej rreth 100 mm.

Bahreini, po ashtu u godit nga shiu i rrëmbyeshëm dhe përmbytjet ndërkohë që gjatë gjithë natës nuk u ndalën rrufetë. Stuhitë mbërritën në Emiratet e Bashkuara, Bahrein dhe pjesë të Katarit pasi më herët goditën Omanin, ku shkaktuan përmbytje vdekjeprurëse dhe lanë dhjetëra njerëz të bllokuar.Trupi i një fëmije u gjet të martën, duke e çuar numrin e të vdekurve në 18 ndërkohë që autoritetet konfirmojnë edhe dy persona të zhdukur. Nëntë nxënës shkolle dhe tre të rritur humbën jetën kur automjetet e tyre u përfshinë nga përmbytjet e shpejta, njoftuan mediat vendase të dielën.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”C2z0jVFgG8I”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds