Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në deklaratën e sotme para gazetarëve foli për një situatë shqetësuese që, sipas tij, rrezikon të cenojë të drejtën kushtetuese të votës për qindra mijëra qytetarë. 466 mijë shtetas shqiptarë që jetojnë brenda vendit nuk posedojnë dokument identiteti të vlefshëm, gjë që i përjashton praktikisht nga procesi zgjedhor, tha ai. Ai akuzoi qeverinë për diskriminim, duke theksuar se vlefshmëria e dokumenteve është zgjatur vetëm për emigrantët, ndërsa qytetarët që jetojnë në Shqipëri janë lënë jashtë këtij vendimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds