Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në seancën plenare të Parlamentit Evropian, ka forcuar qëndrimin e saj mbi pasojat ekonomike që po sjell konflikti i nxitur nga SHBA dhe Izraeli në Iran.
Ajo shprehet se vetëm nga rritja e çmimeve për shkak të mungesës së rrugëve të transportit Europa po humbet rreth 500 milionë euro në ditë.
“Në vetëm 60 ditë konflikt në Lindjen e Mesme, shpenzimet tona për importet e lëndëve djegëse fosile janë rritur me mbi 27 miliardë euro. Po humbasim gati 500 milionë euro në ditë.
Rruga përpara është e qartë, duhet të zvogëlojmë varësinë tonë të tepërt nga lëndët djegëse fosile të importuara dhe të rrisim prodhimin tonë vendas të energjisë së pastër dhe të përballueshme.
Ne të gjithë përballemi me një realitet të ashpër: pasojat e këtij konflikti mund të ndihen për muaj ose edhe vite”, u shpreh Ursula von der Leyen.
