Festa e Mjaltit u festua dje në Njësinë Administrative Golem për të tretin vit radhazi, një zonë që shquhet për mjaltin cilësor. Fermerët ekspozuan jo vetëm mjaltë cilësor, por edhe Panair kulinarie me gatime tradcionale nga banorët e zonës dhe produkte BIO të zonës. Festa e mjaltit vijoi edhe me një program artistik me këngë e valle përgatitur nga Qendra Kulturore e Fëmijëve Lushnjë dhe nxënësit e shkollave të njësisë Administrative Golem.

Bletërritësit tregojnë vështirësitë dhe kënaqësitë e punës së tyre. Ata shprehin edhe vlerësim për oiniciativa të tilla si panairit që ndikon drejtpërsëdrejti tek puna e tyre, por edhe tek komuniteti.

E pranishme ishte edhe Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa dhe dy deputetët e zgjedhur Elton Korreshi dhe Asfloral Haxhiu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds