Ka nisur këtë të mërkurë shpërndarja e materialeve zgjedhore në 3 KZAZ- të e qytetit Fier për 97 qendra votimi. Materialet zgjedhore për 11 Majin janë shoqëruar nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë ndêrsa në to përfshihen fletët e votimit, kutitë e votimit, proces- verbalet, dhomat e fshehtësisë dhe të gjitha materialet e tjera që garantojnë zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje me Kodin Zgjedhor. Në KZAZ- në nr 60, sipas Kryetarit Niko Neço, më parë ka mbërritur dhe sistemi monitorues , kamera dhe ekrane.
Ndërkohë nënkryetarja e kësaj KZAZ-je, Enkelejda Veliu, ka pohuar se në qytetin e Fierit në 97 qëndrat e votimit pritet të votojnë 74 525 mijë votues.
Risi në këto zgjedhje është teknologjia më e avancuar që mundëson skanimin e të gjitha materialeve zgjedhore duke krijuar lehtësira u shpreh sekretari i KZAZ 59 Ervin Bushi.
Pas mbërritjes policia do të qëndrojë në gatishmëri të plotë për ruajtjen e tyre në oraret e përcaktuara nga autoritetet deri në momentin e shpërndarjes në qëndrat e votimit.