Ka nisur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) seanca gjyqësore për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në kuadër të dosjes së njohur si “Sterilizimi”.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se Ilir Beqaj mbërriti në sallën e gjyqit i shoqëruar nga forcat e sigurisë dhe me pranga në duar.

Para nisjes së seancës, prangat iu hoqën dhe ai u ul pranë avokatit të tij mbrojtës, Ermal Yzeiraj.

Sakaq Prokuroria po përgjigjet për materialet që ka dorëzuar mbrojtja e Beqajt. Disa prej kërkesave i cilëson pa bazë ligjore. Ndërsa Prokuroria përfundon qëndrimet për 22 kërkesat e dorëzuara nga Beqaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds