Avionët luftarakë të NATO-s u ngritën në fluturim natën e kaluar ndërsa bombarduesit e Vladimir Putinit kryen një sulm të madh në Ukrainë. Rusia lëshoi 93 raketa dhe 200 dronë gjatë natës në një goditje të rëndë mbi infrastrukturën energjetike të Ukrainës, që mund të ketë lënë gjysmën e vendit pa energji elektrike. Rreth 11 prej raketave u rrëzuan nga avionët F-16, të siguruar nga Perëndimi, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

 Një sulm masiv rus ishte i pritshëm, por nuk kishte raporte të menjëhershme për përdorimin e raketës balistike të frikshme me rreze të mesme veprimi Oreshnik, siç ishte parashikuar. Në vend të kësaj, Ukraina u godit me raketa Iskander, Kalibr, Kinzhal dhe dronë kamikaze Shahed të prodhuar në Iran.

 Disa pjesë të Kievit kanë humbur tani energjinë me rrjetin nëntokësor hekurudhor të qytetit që nuk funksionon më. Ministri i Energjisë, German Galushchenko tha: “Armiku vazhdon terrorin e tij. Edhe një herë, sektori i energjisë në të gjithë Ukrainën është nën sulm masiv. Punonjësit e energjetikës po marrin të gjitha masat e nevojshme për të minimizuar pasojat negative për sistemin elektroenergjetik. Sapo të lejojë situata e sigurisë, dëmi i shkaktuar do të riparohet”.

 Zelensky ndërkohë sulmoi Putinin duke thënë se ai nuk dëshiron paqe. “Kështu dëshiron ai të bëjë “negociata”, duke terrorizuar miliona njerëz?” pyeti ai duke shtuar se Ukraina ka nevojë për sistemet patriot të perëndimit për të rrëzuar raketat e rusisë dhe për të siguruar se terrori nuk do ta arrijë qëllimin e tij.

Disa nga raketat dhe dronët e përdorur nga rusia në sulmin e mbrëmshëm mbi ukrainë, ranë në perëndim të vendit, duke detyruar poloninë që të ngrejë në fluturim avionët e saj luftarakë, si kundërpërgjigje.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds