Në prag të protestës kombëtare kundër hartës territoriale të socialistëve që ndan vendin në 46 bashki, demokratët kanë nisur përgatitjet për tubimin e së enjtes.

Në oborrin e PD-së u shfaqën manekinët e Belinda Ballukut me veshje burgu, Ergys Agasit, Mirlinda Karçanajt dhe Erion Veliajt. Në mes tyre edhe shënjestra e protestës, Kryeministri Edi Rama, të cilit demokratët i kërkojnë të japë dorëheqjen për të gjitha skandalet.

5 muaj nga protesta e fundit, demokratët rikthehen në shesh, ndërsa skenari i protestës ende mbahet sekret. Parlamenti pritet, si çdo të enjte, të jetë nën masa të rrepta, ndërkohë që pritet të jetë i njëjti perimetër i gjerë sigurie për të shmangur kontaktin e protestuesve me deputetët.

Berisha një ditë më parë bëri thirrje për një protestë pa simbole, ndërkohë që flamingot kërkojnë që të rrinë larg edhe deputetët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds