Një 30-vjeçar është vënë nën hetim në Kamëz, pasi dyshohet se ka qëlluar në ajër me një pistoletë të dyshuar manovër, gjatë kohës që po udhëtonte drejt një ceremonie martesore.

Policia ka sekuestruar armën si provë materiale dhe ka referuar rastin për hetime të mëtejshme.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur paraditen e së hënës në Kamëz.

Sipas Policisë, 30-vjeçari me inicialet F. K. po lëvizte në drejtim të Institutit kur ka qëlluar në ajër me pistoletën e dyshuar manovër.

Të shtënat dyshohet se kanë lidhje me zhvillimin e një ceremonie martesore. Nuk raportohet për persona të lënduar nga ngjarja.

Në vijim të veprimeve hetimore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë sekuestruar pistoletën e dyshuar manovër.

Materialet procedurale i janë dërguar autoriteteve kompetente për vijimin e hetimeve dhe përcaktimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds