Planifikimi i udhëtimeve po hyn në një fazë të re, ku gjithçka mund të bëhet më e thjeshtë dhe më e shpejtë përmes inteligjencës artificiale.
Platforma të njohura si Rome2Rio dhe Omio kanë prezantuar opsione të reja që lidhen me ChatGPT, duke u dhënë përdoruesve mundësinë të planifikojnë udhëtimet në një mënyrë më të drejtpërdrejtë.
Përmes këtyre aplikacioneve, përdoruesit mund të kërkojnë dhe të krahasojnë rrugë të ndryshme udhëtimi, duke përfshirë trena, autobusë, fluturime apo tragete, pa pasur nevojë të kalojnë nga një faqe në tjetrën.
Mjafton një pyetje e thjeshtë për të marrë menjëherë opsionet më të shpejta dhe më të lira.
Këto platforma përdoren nga rreth 900 milionë njerëz çdo javë, ndërsa gjithnjë e më shumë udhëtarë po i drejtohen inteligjencës artificiale për të organizuar pushimet e tyre.
Sipas të dhënave, një në tre persona tashmë e përdor këtë teknologji për të planifikuar udhëtimet, shpesh edhe për të zgjedhur destinacionin.
Megjithatë, përveç lehtësisë që sjell kjo mënyrë e re planifikimi, ka edhe shqetësime. Nëse shumë njerëz ndjekin të njëjtat sugjerime nga inteligjenca artificiale, disa destinacione turistike mund të mbingarkohen edhe më shumë.
Në këtë mënyrë, teknologjia po e bën udhëtimin më të lehtë se kurrë më parë, por njëkohësisht po ngre edhe pyetje për ndikimin që mund të ketë në turizmin global.
