• Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve në rrjetet sociale në rubrikën “Sy m’sy”. • Duke iu përgjigjur njërit nga komentuesit Rama ritheksoi sërish rëndësinë e pasaportës europiane për çdo qytetar shqiptar. • Gjatë kohës që ai fliste, i ndodhi një incident. • Bufi të cilin e mban mbi tavolinë, i ra në tokë. • Ky moment nuk kaloi pa u komentuar nga Rama i cili tha se nuk e lënë të bie, gjithmonë duke ironizuar me fjalët e tij opozitën dhe kreun e PD-së Sali Berishën. • Rama iu përgjigj sot Live në rrjetet sociale një komentuesi që i shkruajti lidhur me përdorimin e platformës TikTok me anë të VPN. • Rama e cilësoi përdorimin e VPN-së si të rrezikshëm për vjedhjen e të dhënave dhe si akt të turpshëm. • Sipas tij, TikTok në Shqipëri shërben në mënyrë shumë të rrezikshme. • Rama theksoi se se vetëm ai dhe PS mund ta “kyçin” Shqipërinë në BE. • Rama gjithashtu ironizoi edhe liderin e opozitës Sali Berishën duke thënë se bufi i kënetës ka rrjedhur dhe kjo duket qartë, por është edhe çështje e moshës. • Ai tha se nëpërmjet platformës “e-Albania” qytetarët shqiptarë kanë arritur që të marrin shërbimet të domosdoshme duke kursyer kohë. • Rama më tej nënvizoi se 620 milion eurove i janë kursyer shqiptarëve nga shërbimi online. • Ai tha se pensionistët po marrin bonuse domethënese dhe gradualisht qeveria do t’i çojë pensionet në atë minimalen që synohej nga ata. • Teksa thoshte këtë, Rama i është përgjigjur edhe një komentuesi, pasi ai thotë se “është dembel”. • Rama iu përgjigj edhe komenteve se PS nuk ka një program qeverisës, duke nënvizuar se programi është i detajuar në çdo fushë dhe se vëmendje të madhe kanë marrë edhe negociatat me Bashkimin Europian. • Ai shtoi se në listat e mbyllura të opozitës qytetarët do të shohin se kanë pjesë “këneta”. • Ai theksoi se Shqipëria përfiton në shumë dimensione me futjen e saj në bllokun evropian. • Rama më tej theksoi se ka ndryshuar dhe metodologjia e BE, sa i takon zgjerimit të saj. Sipas tij, Shqipëria duhet ta shfrytëzojë me zgjuarsi këtë moment dhe të përfitojë sa më shumë.