• Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE- Ruga e Reformave”. • Gjatë fjalës së tij, Rama ka theksuar edhe rëndësinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. • Ai tha se Bashkimi Evropian është më popullor se kurrë brenda perimetrit të tij, një ndryshim që pason zhvillimet e fundit politike dhe sociale. • Sipas tij, ky ndryshim ka ardhur pas një periudhe pasigurie dhe ndërlikimesh që kanë ndikuar në vetëdijen e popujve të BE-së, të cilët tani e kuptojnë më shumë se kurrë se unioni që garanton lirinë individuale dhe barazinë. • Duke folur për Bashkim Evropian Rama tha se duhet të tregohemi të shpejtë, në mënyrë që të mos mbyllet dera e bashkimit Evropian. • Rama gjithashtu u shpreh se Shqipëria është pozicionuar mirë në fushën e mirëqeverisjes, antikorrupsionit dhe në prokurimet publike. • Ndër të tjera theksoi se Shqipëria është tani vend lider në rajon për prokurimin publik, për menaxhimin e burimeve njerëzore, koordinimin e politikave. • Kryeministri tha se dritarja e mundësisë për mbylljen e negociatave me BE deri në vitin 2027 është e hapur, por jo e garantuar. • Ai shtoi se komisioni antikorrupsion do të vijojë punën edhe në legjislaturën e ardhshme për të garantuar jo vetëm anëtarësimin, por edhe një pozicion të qëndrueshëm të Shqipërisë. • Më tej Kryeministri tha se reforma në drejtësi është e pakthyeshme. • Rëndësi të veçantë gjatë fjalës së tij Rama i kushtoi edhe procesit të integrimit europian, duke u shprehur se rruga e vetme dhe fokusi kryesor është që Shqipëria të bëhet pjesë e familjes së madhe europiane. • Rama tha se vendi ynë ka për përparime të rëndësishme në rrugën për anëtarësimin e vendit tonë në BE, teksa theksoi se vendi ynë nuk ka kohë për të humbur. •  Ai tha se vitin e ardhshëm vendi ynë do të ketë një model të prokurimeve publike me Inteligjencë Artificiale në bashkëpunim me Microsoftin dhe Mira Muratin. • Sipas tij, Shqipëria duhet të futet në BE me çdo kusht për të siguruar liritë individuale për qytetarët shqiptarë. • Rama nuk i kurseu as batutat në takimin “Shqipëria 2030 në BE – Rruga e Reformave”. • Drejtuar diplomatëve, Rama tha se Shqipëria nuk do ta lërë BE-në edhe nëse një ditë ata çmenden dhe duan ta shkatërrojnë. • Ai shtoi se Brukseli do jetë këtu më Tiranë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds