Goditi punonjësit e Policisë dhe përfundon në pranga 50 vjeçari nga Divjaka. Sot të Policia Divjakës arrestoi në flagrancë shtetasin H. K., 50 vjeç, banues në fshatin Mizë, pasi ka hedhur degë pemësh në aksin rrugor “Divjakë-Zharrnec”, dhe si pasojë ka penguar lëvizjen e mjeteve në këtë ask. Gjatë shoqërimit në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të metëjshme mbi këtë rast, 50-vjeçari ka goditur punonjësit e Policisë;
Gjithashtu policia ka referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Dh., 40 vjeç, banues në fshatin Mërtish, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 39-vjeçar. Ndërkaq, 40-vjeçari ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariat.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.