Standarti i qeverisë  Rama është shkatërrimi i pronës publike dhe vjedhja e taksave të qytetarëve. Kështu është shprehur në prononcimin e tij mediatik Kreu i Partisë së Lirisë në Fier, Arben Cuko. teksa ka denoncuar aferën korruptive të tenderit prej 64 milionë lekësh për rrugën prej 35 metra në segmentin rrugor Dukas- Breg , gjë që solli pezullimin nga detyra të prefektes Rajomonda Balilaj , nën cilësinë e ish – kryetares së Bashkisë së Patosit dhe hetimin e 6 zyrtarëve të tjerë.

Ky është një tender abuziv ka pohuar dhe anëtari i kryesisë së PL dhe njëherazi anëtar  i këshillit bashkiak Fier , Kristian Kina ,  teksa theksoi se nje situatë e tillë është bërë e papranueshme edhe  nga vetë socialistët duke sjellë si shembull një tjetër rast abuzimi,  të një toke publike në bregdet të cilën kryebashkiaku i Fierit në mbledhjen e këshillit bashkiak , donte tia dorëzonte  miqve të tij për panele diellore.

Duke u shprehur besimplotë në drejtësinë e re , Cuko dhe Kina , kanë apeluar njëzëri qe qytetarët jo vetëm në qarkun Fier , por në mbarë Shqipërinë të gjejnë forcën për të denoncuar rastet e abuzimeve dhe vjedhjeve  të taksave të tyre.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”REO1vekq_TE”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds