Pas viteve konflikt për një rrugë ku kalonin dhe debateve, sot në mëngjes dy vëllezërit Musai, Nazifi 78 vjeç dhe Hazizi 70 vjeç janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Pas përdorimit të sendeve të forta, situata ka degjeneruar në përdorim të armës,Nazifi ka qëlluar me armë zjarri tip pistolete vëllain e tij Hazizin.
I ndodhur në vendngjarje Shefi i komisariatit i policisë Lushnje komisar Edmond Pjetraj tregon dinamikën e ngjarjes.
Në vendngjarje janë forcat e shumta policie dhe po dokumentojnë ngjarjen.
Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Lushnjes, Nazifi është me dëmtime të lehta ndërsa Hazizi ka nje plagë me armë zjarri në kokë
Haziz Musai i plagosuri me armë zjarri nga vëllai i tij Nazifi ndërroi jetë gjatë rrugës për në spitalin e Traumës.
Nazifi po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale ne spitalin e Lushnjes ka plagë në krahë e këmbë nga goditja me sëpatë dhe kosë.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”9aDOKE7UNhk”]
