Një konflikt për një vend parkimi ka përfunduar me të shtëna armësh në Kamëz.
Sipas informacioneve paraprake, dy persona janë përfshirë në një debat që ka degjeneruar në dhunë, ku njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka plagosur në këmbë personin tjetër 25-vjeçarin M. Xh..
Viktima, M. Xh., është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të incidentit.