Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Mbrojtjes së Bimëve Vlorë dhe Drejtorinë e Bujqësisë në bashkinë e Divjakës prej disa ditësh kanë evidentuar problematikën e krijuar nga karkaleci në kulturat bujqësore. Zona e Tërbunit është më e prekura kryesisht në sipërfaqet e mbjella me jonxhë, por edhe kultura të tjera.
Një grup pune me specialistë po vazhdojnë trajtimin me insekticide të sipërfaqeve të infektuara në kulturën e jonxhës, por edhe në kultura si shalqini e të tjera.
Drejtori i Bujqësisë në bashkinë Divjakë Dhimitër Kruti shprehet se po punohet intensivisht duke asistuar fermerët e prekur, duke shpërndarë preparatin e duhur falas për trajtimin e sipërfaqeve të prekura.
