Depozitimi i mbetjeve të ndryshme ndonjëherë edhe derdhja e ujërave të zeza në kanalin kryesor kullues afër shkollës jopublike “Nënshkuesi i Pavarësisë Nebi Sefa” ka bërë që banorët të shprehin jashtë kameras shqetësimet e tyre për mospastrimin e kanalit prej më shumë se dy vite nga institucioni përkatës.

Mungesa e ujit ka krijuar mbulimin e kanalit nga bimësia që arrin mbi dy metra.

Banorët  kërkojnë ndërhyrjen urgjente për pastrim e kanalit, i cili përshkon një zonë të banuar prej më shumë se 1 km gjatësi. Ata tregojnë se me rritjen e temperaturave, mundësia për përhapjen e sëmundjeve të ndryshme gjithashtu rritet. Ky kanal shërben për kullimin e tokave bujqësore, por edhe për vaditjen e tyre dhe vaditja e prodhimeve bujqësore me ujë të kontaminuar shton rrezikun për kontaminimin e produkteve.

Rëndësia e funksionimit të kanalit është e madhe për banorët, të cilët jetesën e tyre e kanë të lidhur me bujqësinë.

Por për këtë ndotje përgjegjës janë edhe banorët. Megjithatë të pamirëmbajtura e të pambrojtura, kanalet janë kthyer në venddepozitim mbetjesh urbane dhe problem real për banorët.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”McTGdZEWnmo”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *