Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar mbi lajmet lidhur me mundësinë e udhëtimit të tij në SHBA, duke e cilësuar atë si një përgjigje të fuqishme ndaj përpjekjeve të kryeministrit Edi Rama për të eliminuar opozitën në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat, Berisha ka thënë se qëndrimi i DASH, i drejtuar nga senatori Marco Rubio, i cili tha se nuk mbështet qëndrimet politike të administratës Biden, tregon mbështetje për demokratët dhe është një shpërblim për ata që qëndruan besnikë kauzës së drejtë dhe të vërtetës, edhe në kushte të vështira.

“DASH ka dhënë një përgjigje të fuqishme për përpjekjet e Ramës për të krijuar një Shqipëri pa opozitën. Ky vendim është një shpërblim për demokratët që qëndruan në kauzën e drejtë dhe nuk u dorëzuan”, tha Berisha.

Sali Berisha: Lajm rajonal i Shqipërisë, por dhe në botë, është lajmi në të cilin DASH i SHBA-së i drejtuar nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio, shpreh qëndrimin e tij në përgjigjen e dhënë një gazetari të njohur, se ai nuk përkrah dhe nuk mbështet vendimet politike, apo qëndrimet politiziuese të administratës së Biden, në këtë rast për Sali Berishën.
Në këtë mënyrë DASH jep përgjigjen më të fuqishme atyre përpjekjeve që u bënë për një Shqipëri pa opozitë nga Edi Rama në mendësinë e etërve të tij, Xhorxh Soros dhe Antoni Blinken.
Ky vendim i një rëndësie të madhe, shkëputjes dhe mospranimit të vendimeve politizues, përpjekjeve të administratës së mëparshme që për shkak të lobimit korruptiv të Edi Ramës dhe Sorosit, të ndëshkonin opozitën konservatore, përfunduan njëlloj si ai firmosi, aty ku e kanë vendin.
Me këtë rast, unë falënderoj DASH, sekretarin Rubio, administratën e re dhe presidentin Trump për këto qëndrime jashtë zakonisht të rëndësishme, kundër vendimeve të ekstremit të majtë, kundër vendimeve të ekstremit të majtë, kundër vendimeve të forcave antidemokratike, të majta në Shqipëri dhe kudo në botë.
Ky vendim është gjithashtu një shpërblim i madh për të gjithë ata demokrate e demokratë që në kushtet më të pazakonte qëndruan për kauzën e drejtë, qëndruan për të vërtetën, e cila vonon, por nuk harron.
Ky vendim nxjerr edhe njëherë para shqiptarëve dhe botës, fytyrën e shëmtuar të atyre që morën përsipër një akt të tillë, që vendimet politike të godisnin opozitën konservator në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds