Konsumon fotoksinë dhe humb jetën 77 vjeçari. Ditën e djeshme, rreth orës 12:00, në spitalin e Lushnjës, është dërguar për mjekim, shtetasi F. L., 77 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Divjakë, i cili dyshohet se kishte konsumuar Fotoksinë. Si pasojë, 77-vjeçari ka humbur jetën. Po punohet për të dokumentuar me prova ligjore shkakun e vdekjes.
Gjithashtu po procedohet në gjendje të lirë shtetasi E. N., 36 vjeç, banues në Lushnjë, i cili dyshohet se ka fyer nëpërmjet telefonit, ish-bashkëshorten e tij, të pajisur me urdhër mbrojtjeje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 03.04.2024, për largimin nga banesa të një 16-vjeçari (rast i kallëzuar nga nëna e tij, shtetasja E. B.), ju informojmë se shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e të miturit dhe dorëzimin tek nëna e tij, në gjendje të mirë shëndetësore.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”Y1bB-73M8UE”]