Një stjuardesë e KLM Royal Dutch Airlines është shtruar në spital në Holandë për infeksion nga Hantavirusi. Stjuradesa u sëmur pas kontaktit me një grua, e cila vdiq nga lloji vdekjeprurës i virusit të Andeve në fund të prillit.
Gruaja 69-vjeçare kishte qenë pasagjere në anijen turistike MV Hondius, e cila u nis nga Ushuaia, Argjentinë, më 1 prill. Vetëm pak ditë pas nisjes së udhëtimit me anije, bashkëshorti i gruas u sëmur rëndë dhe vdiq në bord të anijes.
Anija turistike vazhdoi udhëtimin e saj përpara se të ankorohej në Territorin e largët Britanik Jashtë Shtetit të Shën Helenës më 24 prill, ku trupi i burrit u nxor në breg. Gruaja shoqëroi trupin e burrit të saj dhe më pas hipi në një fluturim po atë ditë për në Johanesburg.
Pasi mbërriti në Johanesburg, gruaja hipi në fluturimin KLM KL-592 për në Amsterdam Schiphol, i cili duhej të nisej nga Afrika e Jugut në orën 23:15 të 24 prillit. Megjithatë, në këtë pikë, gruaja vuante nga simptoma gastrointestinale dhe gjendja e saj tashmë po përkeqësohej. Gruaja hipi në avionin e mbushur plot me njerëz Boeing 777-300, por asistentët e fluturimit ishin aq të shqetësuar për gjendjen e saj saqë asaj iu refuzua udhëtimi.
Gruaja mbeti në Johanesburg dhe të nesërmen në mëngjes u dërgua me urgjencë në spital, ku mbeti e vdekur. Megjithatë, do të duheshin nëntë ditë që testet PCR të konfirmonin se gruaja vdiq nga Hantavirusi, dhe edhe më shumë kohë që lloji të konfirmohej si Andes, i vetmi Hantavirus i njohur që ka potencialin të përhapet nga kontakti njeri me njeri. Sipas transmetuesit lokal RTL, asistentja e fluturimit kishte qenë në kontakt me gruan në fluturimin e KLM në Johannesburg dhe që atëherë ka zhvilluar simptoma të lehta.
