Janë publikuar pamjet nga sherri i dhunshëm që ndodhi në një lokal në Korçë.

Siç shikohet nga pamja, dy grupe personsh janë konfliktuar me njëri-tjetrin me grushte. Përpos grushteve, ata kanë përdorur edhe karriget që gjendeshin në lokal, por edhe shkopa bejsbolli.

Burime nga policia konfirmojnë se deri më tani janë arrestuar 9 persona ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të rritet numri i të arrestuarve pasi po kryhen ende veprime për të identifikuar persona të tjerë, që mund të kenë qenë të përfshirë tek ky sherr masiv.

Dyshohet se edhe të plagosurit janë pjesë e të arrestuarve. E gjithë ngjarja ka ndodhur për motive banale dhe nën efektin e alkoolit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *