Fusha tek ish fabrika e tullave në Allprenaj e cila e mbylli aktivitetin e saj para disa vitesh, u kthye në një vend grumbullimi inertesh dhe mbeturinash për bizneset dhe banorët e zonës. Por tashmë brenda një kohe të shkurtër është transformuar totalisht, pasi ajo do të shndërrohet në një park fotovoltaik për prodhim energjie, thotë Ministri i Brendshëm dhe drejtuesi politik për Lushnjën Taulant Balla, i cili vizitoi fushën dhe punimet i shoqëruar nga Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa.
Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa tha se bashkia ka premtuar asfaltimin e të gjitha rrugëve të fshatit Allprenaj, pasi qytetarët lushnjarë do të kalojnë pasditet e tyre në këtë natyrë të bukur.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”0bThYHXqnBo”]