Në kuadër të Ditës Botërore të Tokës edhe Bashkia Fier në bashkëpunim me Policinë Bashkiake kanë organizuar ndalimin e qarkullimit për automjetet nga ora 8:00 – 12:00, me qëllim reduktimin e qarkullimit për ti dhënë përparësi mjeteve alternative dhe lëvizjes së lirë të kalimtarëve në bulevardin kryesor te qytetit. Sipas Shefit të Sektorit të Qarkullimit në Qarkun Fier Altin Dervishi , mesazhi i kësaj dite shërben si ndërgjegjësim për të gjithë ne reduktimin sadopak te nivelit te ndotjes i shtuar edhe nga numri i lartë i automjeteve në qarkullim, për një qytet sa më të pastër teksa u ka bërë thirrje vecanërisht këmbësorëve të jenë të kujdesshëm në respektimin e sinjalistikës rrugore, kryesisht mbikalimet dhe vijat e bardha.
E festuar çdo vit në datën 22 Prill, Dita e Tokës synon të ndërgjegjësojë njerëzit në mbarë botën të jenë miqësorë me mjedisin.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”nFiOc-_az-8″]