Festa  e “ Sulltan Nevruzit” ka mbledhur me qindra besimtarë bektashinjë nga të gjitha skajet e vendit edhe në Hambar të Cakranit. Si cdo vit drejt teqesë 300- vjecare të “ Baba Selimit” besimtarët i janë drejtuar prej orëve të para të mëngjesit të sotëm vendit të shenjtë për t’iu bashkuar pelegrinazhit dhe riteve të kësaj dite. Administratori i teqesë Hekuran Isufaj pohon se kjo është një festë e përvitshme që mbledh besimtarët e të gjithë vendit pavarësisht terrenit të vështirë .

Ndërkohë për besimtarët kjo ështé një ditë e vecantë ndérsa teqenw e konsiderojnë vend té shenjtë që u sjell mbarësi.

Shumë prej besimtarëve e kanë patur të vështirë mbërritjen në destinacion për shkak të bllokimit të rrugéve dhe fluksit té lartë të automjeteve. Jane mbi 3 km rrugë që të cojnë drejt këtij vendi të shenjtë ku investimet në infrastrukturë kanë munguar edhe pse Teqeja e “ Baba Selimt” vizitohet nga qindra besimtarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds