Besimtarë të shumtë ortodoksë dhe qytetarë fierakë kanë ndjekur mbrëmjen e sotme të Premten e Madhe e të shenjtë, procesionin e Epitafit.

Ashtu sikundër edhe tradita e përvitshme Epitafi ka dalë në qytet në orën 7:30 nga kisha katedrale e Shën Gjergjit , shoqëruar nga dhjetra besimtarë të grupmoshave të ndryshme. Edhe këtë vit ceremonia simbolike është paraprirë nga Banda Frymore e qytetit.

Epitafi ka përshkuar qëndrën e qytetit të Fierit duke përcjellé në qytet mesazhe paqeje, besimi, shprese dhe ringjalljeje.

E Premtja e Madhe e quajtur ndryshe e Premtja e Zezë është dita kur kujtohen vuajtjet dhe vdekja e Krishtit, ndërsa Pashkët janë festa e Ringjalljes së tij nga të vdekurit, premtimi i përjetshëm i dashurisë së tij ndaj njerëzve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds