Pak ditë na ndajnë nga festa e fundvitit e cila ka sjellë rritjen e çmimeve në tregun e pakicës së fruta-perimeve pranë stadiumit. Qytetarët nuk po munden të blejnë produktet që dëshirojnë për tavolinën, pasi nuk i pëballojnë dot shpenzimet. Të moshuarit janë ata që e vuajnë më shumë këtë problematikë që përsëritet çdo vit se pensionet janë të pamjaftueshme për të përballuar blerjet. Nuk i hamë çdo ditë frutat dhe perimet, vetëm për festa i blejmë edhe pse këtë vit do kemi më pak produkte në tavolinë, thonë ata.

Tregtarët pohojnë se çmimet janë rritur për prodhimin vendas dhe të importit sidomos frutat dhe kjo gjë ka ndikuar në uljen e fuqisë blerëse. Ata gjithashtu ankohen edhe për kushtet jo të përshtatshme të tregut ku punojnë.

Rrethi i Lushnjës është prodhues i fruta perimeve, por ky fakt nuk ndryshon realitetin e çmimeve që rriten në raste festash dhe pamundësinë e qytetarëve për t’i blerë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *