Edhe pse ende e pazbuluar plotësisht Bazilikata paleokristiane e qytetit të Ballshit, është një ndër sitet më të rëndësishëm të turizmit historiko- kulturor në zonën e Mallakastrës dhe jo vetëm. Sipas specialistit të turizmit në bashkinë Mallakastër Kreshnik Heqimaj, kjo bazilikë e cila daton në shekullin e VI, vitet e fundit ka tërhequr një numër të lartë vizitorësh vendas e të huaj ndërsa ka theksuar se është domosdoshmëri jo vetëm vijimi i gërmimeve për të zbuluar fakte të reja, por edhe investime përsa i përket aksesueshmërisë së rrugëve ndërlidhëse dhe akomodimit të turistëve , gjë që do ti jepte një hov më të madh zhvillimit të turizmit në zonë.
Ndërkohë për arkeologun Bashkim Vreka ky monument i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore nuk ka marrë vëmëndjen e duhur dhe është lënë tërësisht në harresën e studimeve .
Në rrënojat e bazilikës janë gjetur një sërë kolonash , mbishkrimesh dhe një skulpturë e pasur dekorative. Sipas gojëdhënës prej saj trashëgohen edhe kodikët e artë që njihen tashmë si kodikët e Beratit ndërsa epitafi i Gllavenicës i vitit 1373 është i ekspozuar në muzeun historik kombëtar dhe është pëlhura më e vjetër e ruajtur në Shqipëri.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”FKy2VDp6p3U”]