Një lajm i hidhur ka ardhur nga Dhoma Ekonomike e Gruas, Drejtorja e Dhomës Ekonomike të Gruas, Klodiana Ajazi, ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur Dhoma Ekonomike e Gruas, ku shkruan se “Shpirti i saj u nis për në qiell, as dy muaj pas fëmijës së saj ëngjëll në muajin e 7 të shtatzanisë”.

Klodiana Ajazi, prej disa javësh ndodhej në gjendje kritike për jetën, pas një komplikacioni si pasojë e humbjes së fëmijës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds