Në Gjykatën e Posaçme po mbahet gjyqi për dosjen “Partizani”, ku mes të akuzuarve është edhe Sali Berisha. Sot në GJKKO është paraqitur në statusin e dëshmitarit edhe ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli.
SPAK: Kur keni qenë ministër i Ekonomisë?
Ruli: Në 2005 kam qenë ministër i Ekonomisë, gjithashtu kam pasur rol në supervizimin e procesit të privatizimit, si institucion. Kjo është edhe për përgatitjen e procesit.
Ruli: Janë dy klube, pasi ajo merrte rëndësi duke qenë se ne si politikan i bindemi programit qeveritar. PD kishte marrë detyrimin që gjatë proceseve të privatizimit do shikoheshin ngushtë interesat e pronarëve, të cilat ishin zënë nga prona shtetërore apo nga palë të tjera. Ne patëm synimin që t’u japim të drejtën e parablerjes pronarëve. Disa nga grupet e pronarëve kanë qenë se ata kërkonin të mbanin parasysh interesat e tyre. Privatizimi zgjaste në kohë, sepse kishte shumë institucione që përfshiheshin në këtë çështje.
Ruli: Ishte një klub Partizani. Unë kisha ardhur në dijeni nga pronarët që ajo ishte pronë private, por edhe nga pronarët e subjekteve private, për t’i dëgjuar të gjitha palët. Dy herë i kam thënë Albert Xhanit që ky proces do të shkojë në favor të pronarëve. Siç i kam thënë se edhe ju që donit t’i merrni për ndërtime, në fund keni për t’i dhënë. Këta persona i kam takuar në zyrë. Korrespondencë kam pasur vetëm me ministrin e Mbrojtjes, unë s’kam dëgjuar dy emra, vetëm klubin sportiv Partizani.
Ruli: Se çfarë ishte e kam marrë vesh më vonë, pasi jam interesuar pas takimeve me ish-pronarët apo dhe nga pronari privat. Në tetor të 2005 unë u kam bërë një letër ministrave që të na sjellin një inventar të pronave që kemi si shtet, si dhe letra nëse kanë pasur interes nga pronarët për t’i marrë ato prona. Mediu ka qenë ndër të parët që është përgjigjur për sa i përket pronave që ishin jashtë planit të përhapjes.
SPAK: Kërkesa nga ministri i Mbrojtjes është bërë në nëntor 2005 dhe ju i keni kthyer përgjigje në 2007…
Ruli: Në kohën tonë nuk mund të përmirësohej brenda dy vjetëve legjislacioni. Po ashtu edhe administrata nuk ishte kështu. Unë i kam kthyer përgjigje shumë shpejt, brenda 7-8 muajve. Di që edhe bashkia i ka bërë ndryshimin e destinacionit. Këtë e kam mësuar mbi bazë dokumentash.
Ruli: Me ç’mund të kujtoj, duke parë problemet e privatizimit, bashkëpunimi mes agjencive të ndryshme ishte po ashtu i vështirë. Po ashtu di që i kam propozuar Ministrisë së Ekonomisë nga një punonjës në institucione për të përshpejtuar procedurat.
Ruli: Shteti shqiptar nuk i ka të regjistruara as sot pronat e veta. A kanë qenë të regjistruara, besoj se një mori e vogël kanë qenë të regjistruara me certifikatë. Nuk të përgjigjem me siguri, sepse jam ministër dhe nuk i bëj unë verifikimet, por besoj se kam pasur punonjës të mirë.
Ruli: Ministria më shumë jepte sinjal politik, dhe është program qeveritar, mbrapa nuk ka më të drejtë që ta nisë. Në çdo rast, propozimi vinte nga ministria që e kishte në varësi. Gjatë viteve klubi qe shkatërruar, dëmtuar, prandaj u përshpejtua procedura në mënyrë që ta shtonim sa më shumë.
Ruli: Ekspertët kontabël zgjidheshin nga Shoqata e Ekspertëve Kontabël.
