Dita e 10- të e grevës së naftëtarëve në Marinzë, ka nisur me një tubim para zyrave të kompanisë Bankers Petroleum, ku me pankarta në duar kanë shprehur vendosmërinë për ti shkuar deri në fund plotësimit të kërkesave të tyre. Sipas kreut të Sindikatës së Sektorit Hidrokarbur Dritan Shahu, gjatë këtij tubimi përfaqësues të kompanisë kanë fotofgrafuar e filmuar punonjësit, një formë presioni që është ndjekur si taktikë nga ata edhe gjatë tubimeve të mëparshme.
Ndërkohë gjëndja shëndetësore e 10 anëtarëve të këshillit sindikal të cilët janë në ditën e 10-të të grevës së urisë pa afat, përkeqësohet nga dita në ditë, por ata janë të vendosur të rrezikojnë edhe jetën e tyre, për të mos u tërhequr nga kauza e tyre.
“ Inxhinierë , por të mjerë”. Kështu jemi ne thonë inxhinierët e rinj Valter Nukaj, dhe Arti Barjami, të cilët prej vitesh nuk njohin rritje page. Kryeministri thotë që punë ka, por profesionistë jo. Ne ja ku jemi, le të na vlerësojnë thonë ata.
E ndërsa kompania nuk ofron asnjë zgjidhje konkrete, naftëtarêt ende nuk kanë asnjë përgjigje as nga Kryeministri Rama e as nga Ministria perkatëse.
