Kryedemokrati Sali Berisha mblodhi këtë martë grupin parlamentar të PD-së., ku në fokus së fjalimit të tij ishte projekti i qeveriusë për Buxhetin 2027, që pritet të miratohet nesër në Kuvend.

FJALA E BERISHËS

Ky buxhet paraqitet në Kuvend në mënyrën më tipike si buxhet i një narkoshteti.


Si buxheti i hartuar nga një organizatë kriminale në të cilën shtylla kryesore e të ardhurave bazohet në një paketë fiskale, paketë fiskale që shkel të gjitha ligjet bazë të këtij vendi, Kushtetutën e Shqipërisë dhe sigurinë juridike që ajo garanton për qytetarët shqiptarë, për bizneset dhe për çdo gjë tjetër në këtë vend.

Ky buxhet, në kundërshtim me përcaktimet e qarta ligjore, ka shkelur çdo lloj afati të parashikuar për konsultime publike.

Është përgatitur në fshehtësinë më të madhe sikur të ishte dokumenti më sekret i shtetit, jo dokumenti me implikacione direkte, implikacione të mëdha në xhepat e të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Me implikacione të mëdha në të gjitha kontratat ekzistuese sot në këtë vend.

Në të gjitha plan bizneset, parashikimet.

Pra, paketë që de facto përmbys situatën edhe aktualisht shumë të disfavorshme.

Me shumë të drejtë dhomat e tregtisë, Dhoma Amerikane, Dhoma Gjermane dhe të gjithë shoqatat përfaqësuese të interesave të bizneseve kanë protestuar, kanë hedhur poshtë këtë paketë, në të cilën Padrinoja i vë para faktit të kryer.

Asnjë konsultim siç parashikon ligji. Detyrim ligjor.

Pra injorim total i qytetarëve, injorim total i biznesmenëve dhe vendosje e një pakete nga e cila përfiton një grusht njerëzish dhe ndëshkohen në një mënyrë apo në një tjetër qytetarët shqiptarë dhe bizneset shqiptare.

Dhomat e tregtisë, organizatat përfaqësuese të bizneseve kërkojnë anulimin e menjëhershëm.

Kërkojnë mosaplikimin e tij, pasi thashë një vendim i tillë, një paketë e tillë, bën të pasigurt çdo kontratë, çdo parashikim, çdo marrëveshje, çdo detyrim.

Nuk mund të ketë veprim më zuzar, një qeveri nuk mund të bëjë një veprim më zuzar se ky.

Dhe pse e gjitha kjo? Vetëm një arsye, nga frika se bizneset do të derdhen në rrugë së bashku me protestuesit.

Se çfarë arsye tjetër mund të ketë apo jo?

Si mund të bëhet kjo pas shpine?

Kjo paketë ndëshkon biznesin e ndershëm.

Në një anë shpall paqen fiskale me ata, të cilët kanë fshehur vite e stërvite veprimtarinë e tyre, kurse bizneseve të ndershme iu bie me satër.

Vetëm turizmi e ka shkallën e informalitetit në shtretër 78%.

Imagjinoni o zotërinj, Mali i Zi me 2 milionë turistë, ka trefishin, katërfishin e netëve të fjetjeve me Shqipërinë që ka 10-11 milionë turistë.

Imagjinoni se çfarë ndodh këtu.

Dhe këta në vend që të merren me formalizimin e ekonomisë, këta godasin biznesin e ndershëm.

Urdhëroni pra.

Kroacia me 15 milionë turistë ka 108 milionë net fjetje.

Mali i Zi me 2 milionë turistë ka 11 milionë net fjetje.

Shqipëria me 10 milionë turistë ka 6 milionë net fjetje. Nuk i takon as gjysëm nate turistit në Shqipëri.

Imagjinoni ju, shteti më qesharak i botës, ky është.

Dhe tani ky me këtë u jep goditje.

Ua rrit edhe këtyre TVSH-në, ua bën më të shtrenjtën në rajon, t’i zhysë edhe më shumë në informalitet.

Gjithçka bazohet në parime të kundërta me ato që duhet të udhëhiqet praktika dhe qëndrimi zyrtar ndaj biznesit.

Taksën e karburantit e çon tek makina, por jo në funksion të kilometrave.

Pra, si një makinë që bën gjithsej në vit 3 mijë kilometra, ashtu edhe një makinë që bën gjithsej në vit 200 mijë kilometra, sipas Padrinos, ndotin njëlloj dhe duhet të përgjigjen njëlloj për mjedisin.

Ka kjo ku të rrijë? Ka mendje njerëzore?

Dhe u garantoj që do jetë zero efekti në pompë.

Ka dyfishuar taksën e dividentit.

Çfarë do të thotë kjo? Thirrje publike për bizneset që të largohen nga Shqipëria.

Vende të tëra nuk kanë fare taksë për dividentin. Vendet përreth e kanë shumë më të ulët.

Nga tetë, zgjohet Sadami, në mëngjes dhe thotë do ua bëj 15.

Kjo është thirrje për t’u larguar nga Shqipëria.

Pra, paketa fiskale është një colpo di grazia që u jepet bizneseve në Shqipëri.

Që u jepet investimeve të huaja.

Po pse do vijë investitori i huaj në Shqipëri?

Çfarë do u rekomandojë Dhoma Amerikane e Biznesit, Dhoma Gjermane e Biznesit, organizata të tjera, çfarë do u thonë biznesmenëve të huaj, pse do vini në Shqipëri ju që nuk keni pikën e sigurisë?

Se i teket atij dhe bën paketa fiskale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *