Banka e Shqipërisë po prezanton raportin e tranzicionit të BERZH.

Guvernatori i BSH Gent Sejko u shpreh se politikat industriale që duhet të ndërmarrë vendi ynë, të jenë të harmonizuara me procesin e  integrimit në BE.

Ai u shpreh se rruga për rritjen përmes sektorëve tradicional është vështirësuar, në vend të saj është shfaqur një mundësi e re, eksporti i shërbimeve të digjitalizuara.

“Ndihma shtetërore duhet të koncentrohet në firmat me potencial të lartë.

Politikat industriale sot kanë të bëjnë me nxitjen e sektorëve për të ardhmen. Për shumë vende të BERZH rruga për rritjen përmes sektorëve tradicional është vështirësuar, në vend të saj është shfaqur një mundësi e re, eksporti i shërbimeve të digjitalizuara, si teknologjia e informacionit e dizajni.

Politikat që ndërmarrim duhet të jenë të harmonizuara me procesin e  integrimit.

Roli i BSH i pazëvendësueshëm, ne nuk hartojmë politika industriale por kontribuojnë në to.

PBB u rrit me 4 përqind në 2024, inflacioni mbeti në 2 përqind dhe raporti i kredive me probleme ra në nivel historik”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds