Mbështetja për rikthimin e plotë të Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian, dhe jo thjesht për t`iu afruar sërish tregut të përbashkët, është në rritje mes votuesve britanikë.

Sipas një studimi që analizon qëndrimet e votuesve 10 vjet pas referendumit të Brexit-it, më shumë se 80% e mbështetësve të Partisë Laburiste, Liberal Demokratëve dhe Partisë së Gjelbër e favorizojnë këtë opsion, thotë The Guardian.

Qasja e vakët e laburistëve ndaj kësaj çështjeje rrezikon t’i kushtojë atyre mbështetjen e votuesve progresistë edhe në bastionet e tyre të njohur si  “red wall” apo muri i kuq, kanë paralajmëruar ekspertët në një studim të organizatës Best for Britain.

Një rikthim i plotë në Bashkimin Europian mbështetet nga 53% e votuesve në total. Sipas sondazhit, mbështetja arrin në 83% te votuesit laburistë, 84% te Liberal Demokratët dhe 82% te të Gjelbrit. Në mesin e votuesve të Partisë Konservatore dhe Reform UK, përqindja që mbështet këtë politikë është përkatësisht 39% dhe 18%, sipas Best for Britain.

Britania mbajti një referendum në qershor të 2016-tës për të dalë ose për të qëndruar në Bashkimin Europian. 52 për qind e votuesve ishin dakord për t’u larguar, ndërsa 48 për të qëndruar. Rezultati befasoi shumë njerëz dhe shkaktoi protesta, veçanërisht në rajone ku Brexit nuk kishte shumë mbështetje, si në Skoci.

Ajo kishte qenë anëtare e BE-së që në 1973 dhe u bë vend ii parë që largohet nga blloku, process ky i cili zgjati rreth 2 vjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds