Jo vetëm armë, drogë apo materiale të rrezikshme; mes aspekteve që ndalohen në stadiume nga FIFA në stadiumet e Botërorit, janë edhe shfaqet e afeksionit të konsideruara si ‘të papërshtatshme’ duke përfshirë këtu edhe puthjet tepër pasiononte.
Sipas të përditshmes gjermane Bild, spektatorët informohen përmes njoftimeve të shpërndara përmes altoparlantit për sjelljet që nuk lejohen në brendësi të impiantit. Përvec fyerjeve, duhanit, cigareve elekronike, gjesteve fyese dhe basteve ilegaleve, lista e gjërave të ndaluara parashkon edhe të ashtuquajturat shfaqje e papërshtatshme të dashurisë.
Kjo shprehje përgjithësuese përfshin sjellje si përkëdhelje të tepërta dhe sipas interpretimit të përshtatur në SHBA, edhe puthjen pasionante të gjatë, ndërsa puthjet e shkurtra lejohen. FIFA nuk sqaroi zyrtarisht limitet e kësaj norme, por sipas formulimit stjuardët kanë fakultetin për të ndërhyrënëse një sjellje konsiderohet e ekzagjeruar ose bezidsëse për spektatorët e tjerë.
Deri tani nuk janë shënuar raste të tifozëve të cilëve iu është tërhequr vëmendja apo që janë larguar nga stadiumi sepse janë puthur. Rregulla të ngjashme, gjithsesi janë në kodet e sjelljes të një sërë klubesh sportive amerikane. Mes objekteve të ndaluara në stadiume figurojnë edhe mielli, letra higjienike, tullumbacet dhe flamujt të përmasave më të mëdha se kufiri i përcaktuar nga FIFA.
