Kreu i grupit parlamentar i PS-së Taulant Balla ka komentuar situatën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke theksuar se përballja me drejtësinë është një çështje personale dhe se Partia Socialiste nuk duhet të përfshihet në këtë proces.

Balla u shpreh se Veliajn e konsideron mik, por shtoi se ai duhet ta përballojë vetë këtë proces, pa përfshirë simbolet apo strukturat e PS-së.

“PS nuk është mburojë e askujt në përballje me drejtësinë dhe, në këtë këndvështrim, Veliajn e kam mik, por në përballjen me drejtësinë duhet ta bëjë vetë, pa përfshirë grushtin dhe trëndafilin e PS-së”, u shpreh Balla.

Kujtojmë se një ditë më parë Veliaj i kërkoi SPAK dhe PS leje për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Socialiste që do të mbahet të shtunën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *