Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u takua në Teksas të Shteteve të Bashkuara me kongresmenin amerikan Keith Self.

Gjatë takimit, Kreu i Shtetit dhe kongresmeni republikan diskutuan për forcimin e partneritetit strategjik Shqipëri–SHBA. Pjesë e rëndësishme e bisedës ishte edhe prania e Shteteve të Bashkuara në rajonin tonë, roli i vetë rajonit, i NATO-s dhe i KFOR-it në Kosovë.

Në një postim në X, Presidenti Begaj bën të ditur detajet e këtij takimi, ndërsa shpreh falënderim ndaj kongresmenit Keith Self për vëmendjen e tij ndaj çështjes shqiptare dhe Ballkanit Perëndimor:

“Ishte kënaqësi të takoja kongresmenin republikan Keith Self në Teksas, të cilin e falënderova për vëmendjen e tij ndaj çështjes shqiptare dhe Ballkanit Perëndimor.

Shkëmbyem mendime dhe perspektiva mbi rëndësinë e pranisë së SHBA-së në rajon, rolin e vetë rajonit, NATO-s dhe KFOR-it, si dhe forcimin e partneritetit strategjik midis dy vendeve tona”, shkruan Presidenti Begaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds