Dhjetra banorë të fshatit Varibop , pjesë e njësisë administrative Cakran në Fier, janë ngritur ditën e sotme në një protestë . Shkak i indinjatës së tyre ka qënë dëmtimi i rrugës prej dy kilometer e cila është bërë e pakalueshme pothuajse në gjithë gjatësinë e saj.

Sipas tyre rruga është lënë në harresën e investimeve prej dekadash , por është përkeqësuar më shumë nga carja e tubacionit magjistral të ujësjellësit të ri i cili u inagurua tre vite më parë , por që ka shkaktuar probleme të njëpasnjëshme, si në cilësinë e ujit që vjen në rubinetat e cesmave, ashtu edhe në dëmtimin e rrugës në shumë pjesë të saj.

Sipas banorëve shkak janë bërë punimet jocilësore dhe tubot e cilësisë së dobët , të cilat cahen herë pas here .

Fëmijët mezi i cojmë në shkollë thotë një prej banorëve, ndërsa shërbimet e emergjencës, ambulanca apo zjarrfikësja e kanë të pamundur të kalojnë në këtë rrugë gjithë gropa të pakalueshme.

Përballë kësaj situate ata kërkojnë ndërhyrje të shpejtë për sistemimin e këtij segmenti rrugor jetik , gjëndja e të cilit po i largon njerëzit nga zona.

Nga informacioni i marre prane Shoqerise Rajonale te Ujesjelles- Kanalizimeve Fier, per kete problematike, u informuam se : Rrjeti i Ujesjellesit per fshatin Varibop , eshte kryer ne vitin 2019, dhe punimet kane konsistuar ne ndarjen nga magjistrali i Patosit, dhe furnizimin nga nje pus individual i dedikuar per kete rrjet.

Persa i perket pretendimit te banoreve se ujesjellesi eshte shkaktar i demtimit te rrugeve , dega teknike sqaron se gjate nderhyrjes per eleminimin e e avarive eshte cenuar vetem nje siperfaqe e kufizuar dhe jo e gjithe rruga sic pretendojne banoret. Gjithashtu punimet e kryera jane kthyer ne gjendjen e meparshme.

Sipas informacionit te marre prane bashkise Fier, kjo rruge eshte planifikuar per tu shtruar me asfalt, por aktualisht eshte ne faze tenderimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds